image Arrestohet babai i fëmijëve që përdorën armën

Kosovë

Arrestohet babai i fëmijëve që përdorën armën

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar babain e fëmijëve që dje përdorën armën, ku tetëvjeçari plagosi rënd vëllanë e tij gjashtëvjeçar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është intervistuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që më datën e lartëcekur, fëmija i të dyshuarit është plagosur nga vëllai i tij, me armën e prindit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Nga burimet brenda QKUK-së, Sinjali mëson se gjashtëvjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transferohet për mjekim të mëtutjeshëm në Suedi./Sinjali/