image Arrestohet Aleksandër Gjoka

Showbiz/ Arrestohet Aleksandër Gjoka

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka, është arrestuar nga policia, nën akuzat se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.1 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/