Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ishte në kërkim në bazë të dy letër-rreshtimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
I arrestuar me inicialet B.G., 52-vjeçar, është dënuar prej katër muajsh e dhjetë ditësh për veprën penale “Vjedhje”.
Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se “pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.