Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet për disa raste të vjedhjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në 4 raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhje’, raste këto të raportuara në dy muajit e fundit në zonën e Vushtrrisë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin biçikletat.
Tutje, raportohet se i dyshuari është 41-vjeçar, me iniciale Xh.N..
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme në Vushtrri, kanë arrestuar të dyshuarin Xh. N., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në lokacione të ndryshme në Vushtrri ka kryer veprat penale të vjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Policia në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar një biçikletë.
Ndërkohë, hetuesit policorë kanë të njohur edhe identitetin e një personi tjetër të dyshuar për bashkëkryerje të veprave penale i cili mbetët në kërkim policor. /GazetaSinjali/