Policët nga stacioni policor në Kaçanik, sot në orën 10:30, në fshatin Dubravë të Kaçanikut, në shtëpinë e tij, kanë arrestuar personin me inicialet N.M., 39 vjeçar, i cili ishte në kërkim.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej shtatë muajve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit, dërgohet në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Policisë e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që, ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.