image Arrestohet 38-vjeçari nga Drenasi, dyshohet se mashtroi një qytetar në Gjilan

Siguri

Arrestohet 38-vjeçari nga Drenasi, dyshohet se mashtroi një qytetar në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 38-vjeçar nga Drenasi, me inicialet F.L., i cili dyshohet se ka mashtruar një qytetar në Zhegovc të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, 38-vjeçari e kishte mashtruar duke e vënë në lajthitje një shitës, nga i cili kishte marrë një makinë punuese (eskavator), pa e kryer obligimin e pagesës.

“Njësiti i hetimeve pas veprimeve mirë të organizuara policore, ka arritur në vend të ngjarjes, në fshatin Zhegovc-Gjilan dhe kanë arrestuar të dyshuarin F. L. (1983) nga një fshat i komunës Drenasit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar në prezenc të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

38-vjeçari, sipas Policisë, dyshohet se është i involvuar edhe në shumë raste të veprave penale “Mashtrim” dhe i njëjti ishte në kërkim policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/