image Arrestohet 37-vjeçari në Fushë-Kosovë, i cili ishte i shpallur në kërkim

Siguri

Arrestohet 37-vjeçari në Fushë-Kosovë, i cili ishte i shpallur në kërkim

news image

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij është bërë sot rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj. I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet personi i shpallur në kërkim dhe i dënuar me vendim gjykate
Prishtinë, 23 korrik 2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.

Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një personi i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.Rreth orës, 10:00 në Fushë Kosovë, është ndaluar nga policia dhe është arrestuar i kërkuari;

G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana
e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj.I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës. /GazetaSinjali/