Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Ferizaj ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet V.D., transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë 27-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve
Policia ka njoftuar se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/