image Arrestohet 24-vjeçari në Prizren, policia i gjen armë e fishek

Siguri

Arrestohet 24-vjeçari në Prizren, policia i gjen armë e fishek

news image

Një person me inicialet E.K. është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren pasi që të njëjtit i ishte gjetur një armë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte ndaluar nga njësitet policore në një pikë kontrolli, me ç’rast i ishte gjetur një pistoletë e llojit “Crvena Zastava” dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm.

24- vjeçari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/