Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Sevaster të Vlorës.
Burime bëjnë me dije për A2CNN se i plagosuri është 37-vjeçari Shpati Kamberaj, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Sipas informacioneve paraprake, Kamberaj ka marrë një plumb në pjesën e femurit, në njërën këmbë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 37-vjeçari është transportuar fillimisht nga familjarët e tij deri në fshatin Kotë, ku është marrë nga një ambulancë dhe është dërguar drejt spitalit.
Pas mbërritjes në spital, ai është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e plagës së marrë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e mundshëm, shkruan A2CNN.
Deri më tani, nuk ka ende informacion mbi motivet e plagosjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!