Një person me inicialet D.A., 24-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga Policia në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë narkotike dhe një mulli për blerjen e substancave.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin të cilën e drejtonte i dyshuari./GazetaSinjali/