image Ferizaj/Arrestohet 22-vjeçari pasi sulmoi fizikisht nënën dhe vëllain e tij

Siguri

Ferizaj/Arrestohet 22-vjeçari pasi sulmoi fizikisht nënën dhe vëllain e tij

news image

Rastet e dhunës në familje janë shpeshtuar, mirëpo është rritur edhe numri i raportimeve në polici dhe media. Një rast i dhunës ka ndodhur edhe mbrëmë në Ferizaj, rreth orës 21:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në Ferizaj, ka raportuar se është arrestuar një 22-vjeçar me inicialet M.K, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.

Sipas Policisë, viktimat kanë marrë lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se i njëjti ka qenë në kërkim më herët për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditëve (90).

/GazetaSinjali/