Policia e Kosovës ia ka vënë prangat një 19-vjeçari me inicialet K.U., i cili dyshohet për tri raste të vjedhjeve të rënda, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari u identifikua dhe u arrestua në Mitrovicë.
19-vjeçari dyshohet se u përfshi në tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur muajt e fundit në Mitrovicë, cak i të cilave ishin dyqanet, shtëpitë dhe çantat e krahut.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/