image Arrestohen tre shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës, tentuan të udhëtojnë me dokumente fals

Siguri

Arrestohen tre shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës, tentuan të udhëtojnë me dokumente fals

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona, shtetas të Turqisë, pasi që të njëjtit kanë tentuar që përmes Aeroportit të Prishtinës të fluturojnë në Gjermani me dokumente italiane që dyshohet se kanë qenë të falsifikuara.

Personat e ndaluar janë O.V., 24-vjeçar, R.D., 23-vjçar dhe O.O., 26-vjeçar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

/GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 1 person