Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë përleshje dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, derisa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Mjekët kanë deklaruar se të lënduarit lëndimet i kanë pësuar nga thika.
Ndërkohë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë”./GazetaSinjali/