Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Klinë, pasi të njëjtit në kamionin e tyre kishin ngarkuar 16 lopë me prejardhje të dyshuar.
Policia e Kosovës bën të ditur se sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se i kanë falsifikuar dokumentet e kafshëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tutje bëhet e ditur se kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e qendrës korrektuese Dubravë, teksa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar./Gazeta Sinjali/