Në orën 4 të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhjen e një qante në veturën e një gruaje me shtetësi nga Shqipëria.
Njëri nga të arrestuarit është një i mitur i cili dyshohet që ka kryer vjedhjen, ndërsa dy të tjerët dyshohen për veprën ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’.
Vjedhja kishte ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:45 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, kur viktima kishte dalur nga vetura për të shkuar në market. Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty.
“Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48h.
Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka apeluar që qytetarët të kenë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre./Gazeta Sinjali/