image Arrestohen personat që morën peng maqedonasin dhe i kërkuan 250 mijë euro

Rajon

Detaje/ Arrestohen personat që morën peng maqedonasin dhe i kërkuan 250 mijë euro

news image

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy shtetas dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë, nën akuzën ‘Heqje e padrejtë e lirisë’ dhe ‘Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Mësohet se shtetasit A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç kanë rrëmbyer një shtetas maqedonas dhe në këmbim i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Ndërsa shtetasi S. E., 50 vjeç, nuk ka kallëzuar krimin e dy autorëve.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”,  lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.