image Arrestohen pasi rrahën pronarët e një kafeterie dhe policin

Siguri

Fushë Kosovë/ Arrestohen pasi rrahën pronarët e një kafeterie dhe policin

news image

Dy persona janë arrestuar mbi dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy pronarët e një kafeterie në Fushë Kosovë.

Personat dyshohet se kanë sulmuar një femër shqiptare të Maqedonisë dhe një mashkull, dje rreth orës 23:00.

Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarin policor gjatë detyrës, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia bënë të ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësorë, ndërsa të dyshuarit në mbajtje./Gazeta Sinjali/