Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike, rastet kanë ndodhur në Gjilan si dhe Prizren.
Tre persona janë arrestuar në Gjilan, siç njofton policia pas një punë hetimore ka gjetur tek këta persona substancë narkotike si dhe para të gatshme.
Policia po ashtu u ka konfiskuar një veturë dhe tre telefona celularë.
“Gjilan 20.11.2019 – 22:15. Pas një pune hetimore janë hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj, një Serb dhe një shqiptar shtetas të Serbisë, si dhe një shqiptar shtetas i Shqipërisë, ku gjatë kontrollit te i dyshuari serb janë gjetur dhe konfiskuar 5.1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Kokainë, ndërsa te i dyshuari shtetasi i Shqipërisë janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme. Nga të dyshuarit është konfiskuar vetura me të cilën kishin qenë, dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Prizren është arrestuar një person të cilit i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
“Prizren 20.11.2019 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 0.71 gram Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/