Policia në Aeroportin e Shkupit ndaloi katër persona me teste false PCR, të cilat thanë se i kishin blerë për 30 euro.
“Dje në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup, policia ka arrestuar S.S. (38) nga Kumanova, me vendbanim në Zvicër, E.Xh. (43) nga Bosnja dhe Hercegovina, me vendbanim në Zvicër, M.R. (59) nga Zvicra dhe P.S. (45 ) nga Zvicra, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim se ata kanë dorëzuar teste false PCR. Është realizuar një bisedë me ta dhe është përcaktuar se testet janë blerë nga shoku i tyre me një çmim prej 30 eurosh për çdo test. Personat u ndaluan për procedime të mëtejshme”, thonë nga MPB./Gazeta Sinjali/