Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy zyrtarë të Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Molliqaj njoftoi se arrestimi i Krasniqit dhe Hysenit është bërë gjatë një aksioni të kësaj partie kundër deklaratës së emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm”, ka njoftuar ai.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.
Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi. /Gazeta Sinjali/