image Arrestohen dy persona për fajde në Prishtinë, iu gjenden armë e para

Siguri

Arrestohen dy persona për fajde në Prishtinë, iu gjenden armë e para

news image

Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata,  261 fishekë,  një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 Euro dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’.

Pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

/GazetaSinjali/