Dy të mitur janë arrestuar dje në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime pasi që dyshohet se kanë therur me thikë një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, viktima është dërguar në Spital për tretman mjekësor.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/