image Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasjen e 7 marsit në Kaçanik

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasjen e 7 marsit në Kaçanik

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se të arrestuarit dyshohen për vrasjen në tentativë që ka ndodhur më 7 mars të këtij viti në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali pati raportuar se në vendin e ngjarjes atë ditë policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 4 gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë e armës AK-47. 

Ndërkohë, viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Gazeta Sinjali/