image Arrestohen dy shtetas të Turqisë në Prizren

Siguri

Arrestohen dy shtetas të Turqisë në Prizren

news image

Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë janë të angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID, të vendosura nga Qeveria, në të gjithë territorin e vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, jo rrallë ata përballen me rezistencë dhe pengohen nga qytetarët të cilët nuk i respektojnë këto masa.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 22:00, në Prizren.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.

Këto burime thanë për Sinjalin se të dyshuari, të cilët janë shtetas të Turqisë, i kishte penguar inspektorët që po monitoronin zbatimin e masave antiCOVID.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit./Gazeta Sinjali/