image Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë pasi kalojnë ilegalisht kufirin, qortohen nga Gjykata Themelore

Kosovë

Policia/ Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë pasi kalojnë ilegalisht kufirin, qortohen nga Gjykata Themelore

news image

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin në Qafë Prush.

Të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Themelore në Gjakovë të cilëve iu është shqiptuar masa edukative-qortim.

“PKK Qafe Prush  07.02.2020-10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Themelore në Gjakovë të cilëve iu është shqiptuar masa edukative-qortim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë dorëzuar Policisë së Republikës së Shqipërisë në PKK Qafë Prushi. /Gazeta Sinjali/