image Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në Veri

Siguri

Siguri/ Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në Veri

news image

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar nga policia sonte rreth orës 21:45, derisa po udhëtonin me automjetin e tyre në Veri të Mitrovicës.

Raportohet se në automjetin e tyre policia ka gjetur një pistoletë të markës TT, ndërsa dyshohet se edhe automjeti është me origjinë të dyshimtë.

Bëhet e ditur se dy personat e gjinisë mashkullore janë shqiptarë nga jugu i Mitrovicës, ndërsa personi i tretë, femër, është e nacionalitetit serb nga qyteti Cacak i Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur një armë dhe dy palë targa të automjetit të njëjtë, me ç’rast ka arrestuar tre persona.

“Arma është konfiskuar, ndërsa automjeti është dërguar për verifikim. Jemi në procedurë dhe mbetet që prokurori të vendos për rastin” ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/