Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, të dyshuar për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra, shkruan Gazeta Sinjali
Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:30 në fshatin Tresave të Leposaviqit.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kishin ngarkuar në automjetin e tyre 3.5 tonë pemë e perime dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin duke hyrë në Kosovë nga Serbia.
“Të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në raportin e policisë, duke mos qartësuar saktësisht veprimet të cilat janë ndërmarrë pas intervistimit. /Gazeta Sinjali/