image Arrestohen dy serbë për kontrabandë me mallra, njëri polic i Kosovës

Kosovë

Gjilan/ Arrestohen dy serbë për kontrabandë me mallra, njëri polic i Kosovës

news image

Policia e Kosovës, gjatë patrullimit në rajonin e Gjilanit ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Sipas Policisë, të dyshuarit po bartnin birra, qumësht e çokollata me një furgon i cili kishte traga vendore, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me datë 21.11.2019 Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte njëri nga dy të dyshuarit. Pas kontrollimit të këtij furgoni është vërejtur se në të kishte të ngarkuar rreth katërdhjetë (40 ) arka birra, një komplet qumësht dhe një sasi e çokollatave ku vlera e këtij malli sipas njërit nga të dyshuarit sillet rreth 400 euro (katërqind euro)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të dyshuarit janë Zh.R., 57 vjeç dhe G.S.,  47 vjeç.

Personat e lartcekur janë shoqëruar në stacion policor ku njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe me këtë rast është njoftuar edhe IPK-ja (Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë bërë intervistimin e të dyshuarit (zyrtar policor) të përfshirë në rast.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Furgoni si dhe malli i dyshuar për kontrabandim është sekuestruar deri në përfundimin e procedurave të parapara me Kodin e Procedurës Penale./Gazeta Sinjali/