image Arrestohen dy personat që therën me thikë burrin në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy personat që therën me thikë burrin në Prishtinë

news image

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që ditë më parë kanë therur me thikë një burrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur me 28 janar rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërsa, arrestimi i tyre është bërë ditën e djeshme.

Raportohet se të arrestuarit pasi kishin therur me thikë të dëmtuarin, kanë vazhduar t’ia dëmtonin edhe veturën viktimës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/