image Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Siguri

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy të arrestuarit po kërkoheshin nga Policia për veprën penale në bashkëkryerje “lëndim i lehtë trupor”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të kërkuar

Stacioni policor në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve të pranuara , ka arritur të arrestojë dy persona nga Ferizaj , në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me dënim burgimi, me nga 7 muaj :

– F.H ( M/SH/K), 27 vjeçar dhe

– A.H ( M/SH/K) 33 vjeçar

Që të dy ishin të kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Lëndim i lehtë trupor”’ .

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .

/GazetaSinjali/