Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë dhe në Rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull shtetas kosovar, dyshohet se në bashkë-veprim kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Arrestimi i të dyshuarve u bë dje gjatë orës 11:00 në Prishtinë. /GazetaSinjali/