Policia e Kosovës, Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprat penale si “Mundësim ose detyrim në prostitucion dhe Bashkëkryerja”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në komunikatën e PK-së është bërë e ditur se gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 2 telefona mobil, 875 euro, 2000 dinar, 6.66 gram substancë narkotike e dyshuar për marihuanë.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat dërgohen ne ndalim për 48 orë.
Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.