Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri nga ta i mitur pasi që të njëjtit kishin vjedhur pesë akumulator (bateri), me vlerë rreth 500 euro.
“Fsh. Vrellë, Istog 06-07.03.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (njëri i mitur), pasi që të njëjti kishin vjedhur pesë akumulator (bateri), me vlerë rreth 500 euro, nga firma e viktimës mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/