Dy meshkuj janë arrestuar ditën e djeshme rreth orës 19:04, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar dy infermierë në vendin e punës në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor pas sulmit, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/