Dy persona janë arrestuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit pasi që janë kapur nga Policia e Kosovës duke i kontrabanduar pesë migrantë nga Siria.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit kanë kontrabanduar pesë migrantë nga Siria. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GazetaSinjali/