image Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për prostitucion

Policia/ Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për prostitucion

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale mundësim ose detyrim i prostitucionit.

Rasti ka ndodhur në një lokal në Prizren, në të cilin gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celularë dhe 354 euro para, të cilat do të përdoren si prova materiale.

Ndërsa dy të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/