Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sontme në Prishtinë pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “grabitje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në grabitje në një pompë derivatesh më 17 mars 2021 në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një shumë të madhe parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur më 10 mars.
“Pas identifikimt të personave, hetuesit policor mbrëmë kanë arritë të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar: – A.R mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të lënë ftesë për paraqitje të detyrueshme në polici për të dyshuarin e dytë. Personi i dytë i dyshuar: – B. Sh mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se ndaj personave të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të dy personave tjerë të dyshuar të cilët dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi./Gazeta Sinjali/