Dy persona janë arrestuar sot në Klinë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë pasur në posedim armë ilegale.
B.H, (1970) dhe F.H, (1976), janë arrestuar rreth orës 08:30 nga Njësia e hetimeve në Stacionin Policor të Klinës për “mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media e Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’, 7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore, një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. Serik, 20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2, një karikator i ‘AK’- 47, një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe një karikator i ‘AK’-47.
“Njësia e hetimeve në Stacionin Policor në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.
B. H. i lindur në vitin1970 , M/Sh/Kosovar, dhe
F. H. i lindur në vitin1976 , M/Sh/Kosovar
Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’
• 7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore
• Një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. serik
• 20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2
• Një karikator i ‘AK’- 47
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar
1. Një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe
2. Një karikator i ‘AK’-47”, bëhet e ditur në komunikatë.
Më tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”./Gazeta Sinjali/