Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen për vjedhje në Han të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat e arrestuar janë M.K., i moshës 26-vjeçare dhe N.R., 21-vjeçar, dyshohet se në punishten e Hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur 150 metra kabllo elektrike, 4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 metra të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.
Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë.