image Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohet se falsifikonin para dhe i dërgonin në Maqedoninë e Veriut

Siguri

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, dyshohet se falsifikonin para dhe i dërgonin në Maqedoninë e Veriut

news image

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare Hani i Elezit pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale falsifikim i parave të metalta, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës të së dyshuarit është gjetur një mbështjellës i parave të metalta i cili përmbante gjithsej 100 monedha metali të gjitha në vlerë prej 2 eurosh, ku gjithsej ishin 40 paketime dhe shuma e përgjithshme ishte tetë mijë euro.

“Policia ka lokalizuar vozitësin dhe pronarin e veturës, dhe gjatë kontrollit është arrit të gjendet vendi i fshehur (pjesa e llamarinës ku e mban ulësen e prapme të pasagjerëve-ana djathtë, e cila ishte prerë fillimisht) shumën e parave të metalta të mbështjella në letër dhe të izoluara, ku një mbështjellës përmbante gjithsej 100 monedha metali, të gjitha nga 2€, ku gjithsej ishin katër dhjete (40) paketime dhe shuma e përgjithshme e tyre ishte tetë mijë (8000) Euro”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur edhe disa kartëmonedha të letrës të cilat ishin në vlerë prej tre mijë eurosh.

“Gjatë kontrollimit të veturës, në hapësirën që gjendet mes dy karrigeve të shoferit dhe pasagjerit janë gjetur edhe kartëmonedha të letrës, po ashtu të fshehura me pjesë të tepihut dhe disa gjërave tjera, ku aty ishin: 1X500€; 11X100€ dhe 28X50€- gjithsej tre mijë (3000)Euro, ndërsa në portofolin e të dyshuarit (A.L.) janë gjetur: 12X50€; 1X20€ dhe 1X5€. (Kontrolle edhe më të detajuara të veturës do të kryhen në proces)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Pas kryerjes së procedurave me  aktvendim  të  Prokurorit të Shtetit nga  Prokuroria  Themelore në Ferizaj  dy të dyshuarve iu është shqiptuar  masa  e  ndalimit  prej  48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.

Komunikata e plotë

Policia e Kosovës arreston dy persona nën dyshimin për përfshirje në vepër penale

Prishtinë, 18 janar 2021,

Në angazhimet e saj për parandalimin e dukurive negative dhe luftimin e veprave penale Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit përmes njësitit në Ferizaj, përmes rrugëve inteligjente ka pranuar informacione se një person i dyshuar me iniciale (A.L.) është duke u marr me veprime kriminale, me falsifikim të parave të metalta të cilat dyshohet se i transporton nga Maqedonia e Veriut me veturën e tij (tipi i veturës i njohur për Policinë) dhe i sjell paratë në Kosovë.

Me datë 17.01.2021 rreth orës 11:00, Policia ka marr informata se personi i dyshuar, i apostrofuar më lart me iniciale (A.L.) e ka kaluar pikën kufitare Hani Elezit dhe hetuesit rajonal kundër krimeve ekonomike në Ferizaj kanë vepruar menjëherë në teren, kanë bashkërenduar veprimet operacionale me Policinë kufitare të Hanit të Elezit dhe në Glloboqicë është ndaluar personi i apostrofuar (A.L), së bashku me një person tjetër (SH.B.) që në këtë rast ishte vozitës i veturës ( tipi dhe targat e njohura për Policinë) pronë e A.L.

Policia ka lokalizuar vozitësin dhe pronarin e veturës, dhe gjatë kontrollit është arrit të gjendet vendi i fshehur (pjesa e llamarinës ku e mban ulësen e prapme të pasagjerëve-ana djathtë, e cila ishte prerë fillimisht) shumën e parave të metalta të mbështjella në letër dhe të izoluara, ku një mbështjellës përmbante gjithsej 100 monedha metali, të gjitha nga 2€, ku gjithsej ishin katër dhjete (40) paketime dhe shuma e përgjithshme e tyre ishte tetë mijë (8000) Euro.

Po ashtu gjatë kontrollimit të veturës, në hapësirën që gjendet mes dy karrigeve të shoferit dhe pasagjerit janë gjetur edhe kartëmonedha të letrës, po ashtu të fshehura me pjesë të tepihut dhe disa gjërave tjera, ku aty ishin: 1X500€; 11X100€ dhe 28X50€- gjithsej tre mijë (3000)Euro, ndërsa në portofolin e të dyshuarit (A.L.) janë gjetur: 12X50€; 1X20€ dhe 1X5€. (Kontrolle edhe më të detajuara të veturës do të kryhen në proces)

Pas kryerjes së procedurave në pikën kufitare Glloboqicë, çdo herë në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë sjellë në stacionin Policor në Ferizaj për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit  me  Aktvendim  të  Prokurorit të Shtetit nga   Prokuroria  Themelore në Ferizaj  dy të dyshuarve iu është shqiptuar  masa  e  ndalimit  prej  48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.

/Gazeta Sinjali/