Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, arrestimi është bërnë një lokal në Dardanë, ku zyrtarët policor kanë vërejtur duke u kryer aktivitet i paligjshëm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Komunal.
Lidhur me këtë rast janë konfiskuar pajisje:
Një kompjuter (ekran se bashku me shtëpizë),
Një shtypës (printer ),
Një Televizor i tipit Samsung,
Shumën e te hollave prej dyqind (200) euro,
Faktura dhe
Roletne letre.
Ndaj të dyshuarit L.B. në cilësinë e pronarit të lokalit iniciohet kallëzim penal dhe dërgohet në mbajtje prej 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit L.D. në cilësinë e punëtorit të lokalit ushtrohet kallëzim penal dhe dërgohet në procedurë të rregullt.