image Arrestohen dy persona në Aeroport, dyshohet se tentuan t’i bashkëngjiten ISIS-it

Kosovë

Policia/ Arrestohen dy persona në Aeroport, dyshohet se tentuan t’i bashkëngjiten ISIS-it

news image

Dy persona janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’ pasi dyshohet se kanë tentuar t’i bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri.

Të njëjtit janë dëbuar nga Turqia, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Aeroporti ndërkombëtar 17.12.2019 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që Turqia i kishte dëbuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë tentuar të bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/