Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë bashkëjetuar me vajza të mitura, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24-orësh raportohet se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Shallcë të Vushtrisë, ku viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervisimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Gëzim Sahiti” në qytetin e Ferizajt. Në lidhje me këtë rast i dyshuari është arrestuar, ndërkaq viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.
Të dyja rastet në Polici janë iniciuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”./GazetaSinjali/