Dy persona me iniciale V.M., dhe B.K., janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat dyshohet se kanë qenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjes, të cilat kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.
Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë hetuesit po kryejnë veprime lidhur me rastin./GazetaSinjali/