image Arrestohen 5 persona për rrahje

Kosovë

Policia/ Arrestohen 5 persona për rrahje

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohen të kenë sulmuar fizikisht disa persona, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Prizren si dhe Vushtrri.

Përmes një njoftimi për media policia ka bërë të ditur se në Prishtinë është arrestuar një persona pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.  

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në Podujevë një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur deri më tani.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”

Ndërsa në Prizren kanë ndodhur 2 raste të rrahjeve e për këto policia ka arrestuar  3 të dyshuar.

Edhe në Vushtrri është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që e ka sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistomi është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/