image Arrestohen 27 persona në 8 qytete të Kosovës – nuk respektuan urdhrin e Qeverisë

Kosovë

Policia/ Arrestohen 27 persona në 8 qytete të Kosovës – nuk respektuan urdhrin e Qeverisë

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 27 persona në tetë qytete të Kosovës, për mos zbatim të urdhrit të Qeverisë së Kosovës përgjatë kohës së pandemisë.

Bëhet e ditur se të gjithë personat e arrestuar kanë dalë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në qytetin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 14 persona, të cilët pa ndonjë arsye kanë qëndruar jashtë gjatë orës policore. Teksa, katër persona të tjerë për të njëjtën arsye janë arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Obiliqit.

Policia ka arrestuar edhe tetë persona të tjerë në qytetin e Podujevës (1), Mitrovicës (1), Vushtrrisë (1), Klinës (1), Pejës (2) dhe Rahovecit (3).

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës më 28 mars kishte aprovuar propozimin e minsitrit gjithashtu në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia që orari i kufizimit të lëvizjes së lirë të ishte nga ora 17:00 – 06:00.

Qeveria në detyrë i ka marrë këto masa për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 raste me koronavirus, është shënuar një viktimë dhe zyrtarisht janë raportuar si të shëruar 16 persona./Gazeta Sinjali/