Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Malishevë pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar.
Siç kanë bërë të ditur policia, kanë ndodhur tri raste ku peronat e arrestuar kanë lëvizuar me vetura pa ndonjë arsye.
Po ashtu Polica e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi të njëjtin kanë dal në këmbë për të ecur pa ndonjë arsye gjatë kohës kur lëvizja është e kufizuar.
Rastet kanë ndodhur në Rahovec dhe Gjilan.
Edhe në Gjakovë janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/