image Arrestohen 10 persona në një lokal në Ferizaj, ishin duke luajtur bixhoz

Siguri

Arrestohen 10 persona në një lokal në Ferizaj, ishin duke luajtur bixhoz

news image

10 persona janë arrestuar mbrëmë në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj pasi që dyshohej se ishin duke zhvilluar lojën e ndaluar të bixhozit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, ndaj pronarit është inicuar rasti penal “’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, kurse ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30.

“Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar: -156 qipa ( zhitona), – 10 palë letra bixhozi dhe një sasi e parave”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/